TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Adelina Thaçi e LDK-së: Partia ime, kthjellohu

by Tëvë1
1 orë ago
2
A A
Adelina Thaçi e LDK-së: Partia ime, kthjellohu

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se shteti nuk duhet të trajtohet “sikur të jetë një lojë”, ndërsa ka kërkuar nga partia e saj të kthjellet dhe të vendosë parimet mbi interesat personale.

Thaçi ka shkruar se ngjarjet e fundit i ka përcjellë me shqetësim të madh, fillimisht si qytetare, pastaj si artiste dhe ish-deputete.

“Kur je jashtë, shumë gjëra i sheh ndryshe. I thua vetes: ‘Kadale, ndoshta nuk i dimë krejt, ndoshta po paragjykojmë’. Por kur hyn brenda dhe e sheh se si funksionojnë gjërat, zhgënjehesh”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, është e dhimbshme kur shteti trajtohet si lojë dhe kur interesat personale dalin para interesit të qytetarëve.

“Të dhemb kur sheh se si shteti trajtohet sikur të jetë një lojë. Kur interesat personale shpesh dalin përpara interesit të qytetarit. Kur sheh njerëz të udhëhequr nga frustrimet e veta, njerëz që zvarriten pas një pozite, njerëz që brenda pak sekondash e ndërrojnë fjalën”, ka thënë Thaçi.

Ajo ka theksuar se qytetari shpesh duket se nuk ka vend në këto zhvillime, gjë që, sipas saj, e dhemb më së shumti.

Thaçi ka përmendur edhe koncertin e Ermonela Jahos, duke thënë se arti dhe kultura i dhanë për disa orë shpresë e energji, derisa në Kuvend “po ndodhnin çudira”.

Ish-deputetja ka kritikuar edhe partinë e saj, duke thënë se dashuria për një parti nuk duhet të jetë më e madhe se dashuria për parimet që ajo thotë se i përfaqëson.

“Nëse nuk kthjelleni, nëse nuk tregoni se dini të merrni vendime, të jeni konsistentë në atë që mendoni se është e drejtë, të këmbëngulni kur duhet dhe të lini anash inatet personale e pazaret e vogla, atëherë do të shkoni aty ku nuk dëshiron askush që ju ka besuar”, ka shkruar Thaçi.

Ajo ka thënë se këtë qëndrim nuk po e shpreh nga inati, por sepse i dhemb dhe nuk mund të heshtë.

Thaçi ka uruar presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, duke i dëshiruar shëndet, punë të mbarë dhe forcë për ta përmbyllur mandatin me dinjitet.

“Pas gjithë kësaj që kemi kaluar, çdo ditë që Kosova zgjohet pa një tjetër krizë, pa një tjetër përplasje dhe pa një tjetër frikë për zgjedhje të reja, është një ditë e fituar për qytetarin”, ka shkruar ajo.

Në fund, Thaçi ka thënë se qytetarët janë lodhur dhe se vendit i duhet qetësi, përgjegjësi dhe punë.

“Ky popull është lodhur. Jemi lodhur të gjithë. Tani na duhet qetësi, përgjegjësi dhe punë. Partia ime, Zoti të ndihmoftë. Por mbi të gjitha, kthjellohu”, shkruan ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rudolph uron presidenten e Kosovës: Gjermania mbetet partnere e fortë e Kosovës

Rudolph uron presidenten e Kosovës: Gjermania mbetet partnere e fortë e Kosovës

Presidentja sllovene uron Shiroka-Pulën: Pres bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv mes Kosovës e Sllovenisë

Presidentja sllovene uron Shiroka-Pulën: Pres bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv mes Kosovës e Sllovenisë

Nesër protestë në Malmo në mbështetje të çlirimtarëve

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

S’ka zgjedhje serbe në Kosovë: Votuesit do të votojnë në Serbi

S’ka zgjedhje serbe në Kosovë: Votuesit do të votojnë në Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën