Një 72-vjeçare është gjetur pa shenja jete të martën në shtëpinë e saj në fshatin Zym të Prizrenit.
Lajmin për portalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Rreth orës 12:38, Qendra Emergjente ka njoftuar Policinë për një person të gjinisë femërore të gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, hetuesi kujdestar dhe njësia e kriminalistikës”, ka thënë Bytyqi.
Sipas Policisë, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes”.
Nga hetimet fillestare dyshohet se viktima ka humbur jetën në një incident aksidental, pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj.
Rasti po hetohet nga njësitë përkatëse policore dhe hetuesit rajonalë.







