Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj si presidente e Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama i ka përcjellë urimet e tij Shiroka-Pulës, duke theksuar se ajo e merr këtë detyrë në një periudhë sfiduese për Kosovën, rajonin dhe Evropën.
“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën. Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente ”, ka shkruar Rama.







