Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjen e presidentes së Kosovës, rreth tre minuta pas skadimit të afatit të përcaktuar për zgjedhjen e presidentit.
Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit ka përfunduar në orën 00:00, ndërsa deputetët kanë vazhduar procesin e votimit deri në orën 00:03.
Për postin e presidentes janë propozuar Justina Shiroka-Pula dhe Eliza Hoxha.
Tash pritet numërimi i votave dhe shpallja e rezultatit të votimit./teve1.info/







