Dritan Kabashi – njohës së drejtës kushtetuese ka sqaruar nëse zgjedhja e presidentit pas skadimit të afatit sipas aktgjykimit.
Ai ka thënë se sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese zgjedhja e presidentit do duhej të bëhej deri më 6 tetor.
Kabashi ka thënë se ka përmendur si element nisjen e votimit brenda afatit.
Në emisionin “InfoNata” ai ka thënë se nëse votimi dërgohet në Gjykatën Kushtetuese mund të ketë probleme.
“Nëse e lexojmë aktgjykimin, nga ky moment votimi nuk mund të vlerësohet kushtetues, mirëpo këtu kemi disa elemente. E para është se fillimi i zgjedhjes së presidentit ka nisur brenda afatit kushtetues që ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese. Sikur votimi të kryej dhe të vazhdonte numërimi i këtij procesi unë më shumë bindje do të thosha që jemi brenda afatit Kushtetues. Mund të ketë probleme nëse ndokush prej subjekteve politike që janë në parlament e dërgon në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Kabashi.




