Deputetët e Aleancës kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, por vetëm në votimin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Pas përfundimit të këtij votimi, deputetët e AAK-së e kanë liruar sallën dhe nuk kanë marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentes së Kosovës.







