Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet me pikën e dytë të rendit të ditës – zgjedhjen e presidentit të vendit.
Pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, deputetët kanë nisur procedurën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka prezantuar Justina Shiroka-Pulën si kandidate për presidente.
Ndërkaq, kandidate tjetër e propozuar është Eliza Hoxha.
Propozimet për kandidaturat janë proceduar për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion, ndërsa pritet që procesi të vijojë me votimin në seancën plenare./teve1.info/







