Komisioni për Legjislacion ka votuar unanimisht Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, pas përfundimit të mbledhjes së komisionit.
Me votimin unanim në komision, projektligji pritet të procedohet për shqyrtim dhe votim në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Hapi i radhës është votimi i projektligjit në lexim të dytë nga deputetët, në përputhje me procedurat parlamentare.







