Sokoli tha se për këtë, LVV-së i janë drejtuar edhe ndërkombëtarët si dhe KFOR-i, por që sipas tij, nuk kanë gjetur asgjë.
“Kjo nuk është e vërtetë, menjëherë pas kësaj deklarate, neve na janë drejtuar institucionet edhe ndërkombëtare edhe KFOR-i, dhe ju kemi thënë që munden me iu drejtuar komunës, mirëpo siç duket nuk kanë gjet asgjë”, deklaroi Sokoli në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Sipas tij, PDK-ja deklaratat i ka të pabazuara.
“Thjesht ka qenë një deklaratë. PDK-ja në Prizren ka inflacion të deklaratave dhe i ka shumë ta pabazuara”, tha më tej Sokoli. /teve1.info/