Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda ka thënë se PDK- nuk ka arsye me refuzua propozimin e Albin Kurti, që propozoi Justina Shirkoa-Pulën për kandidate për presidente.
Deda në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 tha se nëse ka vullnet ka mundësi të votohet presidenti.
“Nëse interesi i Kosovës është mos me shkua në zgjedhje edhe me u përmbush kushti me u votua ligji, PDK tash nuk ka kurrfarë arsye mos me pranua këtë. Edhe Ligjin e voton edhe presidenten e vendit që nuk është e LVV-së dhe të gjitha partitë munden me u ulë me krijua strategjinë shtetërore”, tha Deda.







