TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjini: Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje, qytetarët të korrigjojnë demokracinë

by teve1
2 orë ago
0
A A
Gjini: Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje, qytetarët të korrigjojnë demokracinë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk është serioz për zgjedhjen e presidentit. Derisa kanë mbetur më pak se pesë afat për ta zgjedhur të parin e vendit, Gjini akuzoi Kurtin se po e dërgon vendin në zgjedhje të reja.

Gjini në konferencë për media të martën tha se Kurti fokusin kryesor e ka për me adresu fajin te opozita pse vendi po shkon në zgjedhje.

“Që në fillim e kemi pa se ky nuk ka qenë qëllimi i partisë që ka fituar zgjedhjet e kaluar. Sikur të kishin pasur seriozisht, kishin biseduar me ne për ofertën që e kemi dhënë. Fakti që nuk iu ka interesuar fare ka qenë një test për seriozitetin e tyre për me gjetë vendit një zgjidhje dhe mos me i çu qytetarët tanë edhe një herë në zgjedhje. Sot e kemi pa që njëherë e propozon profesorin Bekim Sejdiun me LDK-në, pa e përmendur fare me LDK-në ia propozon PDK-së prapë profesorin Sejdiu. S’ka fare seriozitet dhe sinqeritet në këto propozime”, tha ai.

Ai pati një thirrje për qytetarët për reflektim në zgjedhjet e ardhshme.

“Gjasat janë reale që Albin Kurti ia ka arritur qëllimit të vet që me dërgu vendin në zgjedhje. Iu ftojmë me reflektu që zgjedhjet, pavarësisht kemi provuar me evitu, zgjedhjet nënkuptojnë që ia japin qytetarit të drejtën me korrigju demokracinë në Kosovë. Është formulë e pastër që nëse një kastë politike s’ka ndjesi për qytetarin, sovrani ka të drejtën me korrigju. Të shohim çka po ndodh edhe pesë orë”, shtoi Gjini.

Gjini i bëri thirrje Kurtit që të votojë në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

“Ne nuk dalim kundër këtij procesi, pasi mendojmë se Kosova është lënduar shumë nga Gjykata Speciale. Asgjë nuk i kushton LVV-së nëse thotë pa asnjë kusht e kalojmë ligjin për Specialen. Ky Projektligj ka mbetur për dhjetë ditë në sirtar pa asnjë arsye. Nuk kanë dashur me kalu që të kemi të qartë”, përfundoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Specialja: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare

Specialja refuzon mbrojtjen: Dëmshpërblimi i viktimave do të trajtohet në Hagë

Hamza kritikon ofertën e Kurtit: Po tentohet të shndërrohet ligji për Dhomat e Specializuara në pazar politik

Hamza kritikon ofertën e Kurtit: Po tentohet të shndërrohet ligji për Dhomat e Specializuara në pazar politik

Hamza drejtuar Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

PDK-ja pas pak në konferencë për media

Shtohet prania e Policisë në Kuvend, njësitet speciale blindojnë objektin

Shtohet prania e Policisë në Kuvend, njësitet speciale blindojnë objektin

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Askush nuk e keqpërdori emblemën e shenjtë të UÇK-së aq sa drejtuesit e OVL-së, PDK-së dhe BDI-së!

“Këndi i debatit”- 06.10.2026

“Këndi i debatit”- 06.10.2026

Specialja: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare

Specialja refuzon mbrojtjen: Dëmshpërblimi i viktimave do të trajtohet në Hagë

Hamza kritikon ofertën e Kurtit: Po tentohet të shndërrohet ligji për Dhomat e Specializuara në pazar politik

Hamza kritikon ofertën e Kurtit: Po tentohet të shndërrohet ligji për Dhomat e Specializuara në pazar politik

Hamza drejtuar Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

PDK-ja pas pak në konferencë për media

Shtohet prania e Policisë në Kuvend, njësitet speciale blindojnë objektin

Shtohet prania e Policisë në Kuvend, njësitet speciale blindojnë objektin

Lushaku-Sadriu: Të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk janë vetëm në kërkimin për drejtësi

Lushaku-Sadriu: Një natë e vështirë për shtetin e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën