Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti do të mbajë sonte konferencë për media.
Sipas njoftimit të Manxhukës, konferenca do të mbahet në ora 19:45, në Zyrën e Kryeministrit.
“Sonte, në 19:45, Kryeministri Kurti mban konferencë për media. Konferenca mbahet në Zyrën e Kryeministrit. Ftojmë mediat ta përcjellin!”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.
Konferenca vjen në një kohë kur kanë mbetur pak orë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ndërsa deri tani nuk është bërë e ditur një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje.







