TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj: Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Specialen

by teve1
1 orë ago
1
A A
Haradinaj: Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Specialen

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me procesin e miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Haradinaj ka deklaruar se Kurti i ka dhënë, sipas tij, një goditje të rëndë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e lënë në gjysmë ligjin për Specialen në një moment që ai e konsideron kritik.

“Ligji për Specialen nuk është i një partie, por i 91 deputetëve të kësaj legjislature që me nder e kanë votuar në lexim të parë. Është shumë e pandershme që të lihet në gjysmë ky ligj, duke e ditur rëndësinë e tij dhe momentin kritik për mbrojtjen e udhëheqësve të UÇK-së”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se deputetët do të duhej të bashkoheshin dhe ta përfundonin procesin e miratimit të ligjit, duke theksuar se për këtë, sipas tij, janë zgjedhur nga qytetarët.

Haradinaj ka akuzuar Kurtin se ka futur në një situatë të vështirë si ligjin, ashtu edhe vendin.

“Kurti e kurthoi edhe ligjin edhe vendin. Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Dhomat e Specializuara në momentin më kritik”, është shprehur ai.

Deputeti i AAK-së ka kritikuar gjithashtu Kurtin për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

“I njëjti Kurti që tri herë para kësaj here i fitoi zgjedhjet dhe prapë e çoi vendin në zgjedhje. Kjo është hera e katërt që po e çon vendin në zgjedhje. I njëjti person, i njëjti vendimmarrës”, ka deklaruar Haradinaj./teve1.info/

Tags: albin kurtiramush haradinajUCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drejtori i Policisë priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ulutaş

Drejtori i Policisë priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ulutaş

Këta janë kandidatët LDK-së për deputetë nga Prishtina

Dorëheqje të reja nga LDK – Mosvotimi i ndryshimeve për Specialen sjellë përçarje të re

Policia: Dy nga tre protestuesit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, 20 policë janë lënduar

Protesta e mbrëmshme/Të lënduar protestues e policë-IPK heton pretendimet për tejkalim të autorizimeve

Auto Draft

Largimet nga QMF-të, mbi 50 punëtorë të QMF-ve pa punë

Pjesëmarrja e nxënësve në protesta, shkollat: Nuk pati organizim, vetëm pjesëmarrje individuale

Ambasadori i Kosovës në Francë i dorëzon kredencialet presidentit Macron

Ambasadori i Kosovës në Francë i dorëzon kredencialet presidentit Macron

VLEN: Kosova ka nevojë për stabilitet dhe institucione funksionale

VLEN: Kosova ka nevojë për stabilitet dhe institucione funksionale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën