TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamza drejtuar Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Hamza drejtuar Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se qëndrimi i kësaj partie për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në dy lexime mbetet i pandryshuar dhe nuk është i ndërlidhur me asnjë pozitë politike apo institucionale.

Hamza ka thënë se çështja e zgjedhjes së presidentit duhet të trajtohet veçmas, ndërsa ka kritikuar mungesën e veprimeve konkrete për këtë çështje që nga 7 gushti.

“Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë konsistent: aprovimi i ligjit për Dhomat e Specializuara në dy lexime. Nuk janë çështje të ndërlidhura me asnjë pozitë politike apo institucionale”, ka deklaruar Hamza.

Sipas tij, procesi i zgjedhjes së presidentit është zvarritur për një periudhë të gjatë, ndërsa Kuvendi i Kosovës është përballur me vonesa në konstituim.

“Çështja e presidentit është një çështje e cila e përcjell Kosovën me një periudhë të gjatë kohore. Ju e dini që, që kur vendi i Kosovës, edhe në bazë të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, është dashur që të jetë i konstituuar me datën 7 gusht. Kemi vonesa, mosrespektim të afateve kushtetuese për Kuvendin e Kosovës, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.

Hamza ka kritikuar gjithashtu mungesën e veprimeve konkrete për zgjedhjen e presidentit.

“Asnjë veprim konkret, serioz, për një periudhë prej datës 7 gusht deri sot, deri në orët e fundit, për t’ia dhënë vendit presidentin”, është shprehur Hamza.

Hamza ka folur edhe për deklaratën politike për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila është mbështetur nga deputetë të Kuvendit.

Ai ka thënë se mbrojtja e luftës së UÇK-së nuk duhet të shihet si çështje që i takon vetëm PDK-së.

“Lufta e popullit të Kosovës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është luftë e cila është veç e PDK-së. Askund në deklaratë nuk shkruan për PDK-në. Unë konsideroj që nuk duhet që veç Partia Demokratike e Kosovës me fol për mbrojtjen e një lufte të drejtë, të imponuar çlirimtare për liri dhe pavarësi”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka falënderuar deputetët që e kanë mbështetur deklaratën, duke theksuar se ajo, sipas tij, është çështje që i takon të gjitha subjekteve politike dhe shoqërisë së Kosovës.

“Duhet edhe partitë tjera politike, viktimat, dëshmorët, viktimat civile, invalidët e luftës, veteranët, populli i Kosovës. Nuk i takon veç një subjekti politik, i takon të gjitha subjekteve politike”, ka thënë ai.

Hamza ka sqaruar se PDK-ja e ka sponsorizuar deklaratën në kuadër të përgjegjësisë së saj politike, duke mohuar se ajo është bërë për përfitime politike.

“Ne kemi konsideruar si parti politike që duhet të jemi në nivelin e përgjegjësisë tonë dhe kemi sponsorizuar një deklaratë të cilën e kanë mbështetur edhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çka jemi mirënjohës, por nuk është deklaratë që PDK-ja e ka për ndonjëfarë përfitimi politik”, ka deklaruar Hamza.

Duke folur për Ligjin për Dhomat e Specializuara, Hamza ka shpjeguar edhe pasojat që, sipas tij, do të kishte mosmiratimi i tij në dy lexime.

“Nëse ligji nuk aprovohet në dy leximet, nuk prodhon efekt juridik. Po që nëse nuk finalizohet ligji dhe vendi shkon në zgjedhje, ai kthehet nga fillimi”, ka thënë Hamza.

Tags: bedri hamzapdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasadori i Kosovës në Francë i dorëzon kredencialet presidentit Macron

Ambasadori i Kosovës në Francë i dorëzon kredencialet presidentit Macron

VLEN: Kosova ka nevojë për stabilitet dhe institucione funksionale

VLEN: Kosova ka nevojë për stabilitet dhe institucione funksionale

Fejza: Sot do të ketë seancë, do të tentohet zgjedhja e presidentit

Fejza: Sot do të ketë seancë, do të tentohet zgjedhja e presidentit

29 kadetë nga Kosova nisin studimet ushtarake në Shqipëri

Orët e fundit për zgjedhjen e presidentit, Nura: Mosbesimi mes PDK-së dhe LVV-së, jashtëzakonisht i lartë

Orët e fundit për zgjedhjen e presidentit, Nura: Mosbesimi mes PDK-së dhe LVV-së, jashtëzakonisht i lartë

Haradinaj: Prej 8 korrikut, Kurti është kujdesur të konsumojë kohën kushtetuese

Haradinaj: Prej 8 korrikut, Kurti është kujdesur të konsumojë kohën kushtetuese

​LVV i drejtohet Kushtetueses, kërkon sqarime për kompetencat e Haxhiut pas skadimit të mandatit

​LVV i drejtohet Kushtetueses, kërkon sqarime për kompetencat e Haxhiut pas skadimit të mandatit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën