Në ditën e dytë të kampionatit botëror të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, kanë garuar Akil Gjakova e Dradan Cena.
Të dy xhudistët e Kosovës, të martën nuk ia dolën të përfundojnë në podium por që patën paraqitje të mira.
Gjakova u ndal në luftën e parë të kategorisë deri 73 kilogramë pasi u mposht nga legjenda e xhudos, Hidayat Heydarov i Azerbajxhanit.
Për dallim prej Gjakovës, edhe Cena u paraqit në kategorinë deri 73 kilogramë dhe përfundoi në mesin e 16-të më të mirëve të turneut.
Cena regjistroi dy fitore dhe një humbje, duke u ndalur në raundin e tretë nga italiani Leonardo Valeriani.
Në luftën e parë, Cena mposhti irlandezin Joshua Green për ta fituar edhe luftën e dytë ndaj Lasha Shavdatuashvilit, legjendës gjeorgjiane por që në luftën e tretë u ndal për ta mbyllur garimin.
Të mërkurën, në Botëror do të garojë Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë kurse të premten në skenë do të paraqitet Shpati Zekaj në kategorinë deri 100 kilogramë.










