Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se nuk do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti pa u miratuar në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen.
Hamza ka theksuar se ligji për Specialen ka kaluar në lexim të parë, duhet të kalojë edhe në të dytin.
“Takim s’do të ketë derisa ligji të aprovohet në lexim të dytë. Për ne si PDK, për Kosovën, për të ardhmen, ligji është domsodoshmëri”, ka thënë ai.
Kreu i PDK-së ka potencuar se janë të hapur për një marrëveshje lidhur me çështjen e presidentit, pasi të përfundojë votimi në lexim të dytë i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ai ka thënë se mund të ketë një president të zgjedhur përmes marrëveshjes, por ka theksuar se kandidati duhet t’i ketë atributet dhe karakteristikat e duhura për ta përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme./teve1.info/







