Arabia Saudite pranoi të martën se dy nga aeroportet e saj u sulmuan, duke lënë tre të plagosur lehtë, disa orë pasi Huthët e Jemenit, thanë se qëlluan me raketa dhe dronë drejt mbretërisë.
Sulmet ishin të fundit në konfliktin midis mbretërisë dhe Huthëve në Jemenin fqinj.
Arabia Saudite dhe aleatët e saj në qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit kanë nisur një fushatë ushtarake për të rimarrë territorin e kontrolluar nga Huthitë pranë majës jugore të Detit të Kuq, me qëllim parandalimin e ndërprerjeve në eksportimin e naftës nga rajoni.
Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil i Arabisë Saudite tha në një deklaratë se aeroportet në qytetet Najran dhe Jizan u goditën të hënën, duke dëmtuar të dy objektet.
Deklarata nuk tha se kush ishte përgjegjës, por pasoi një njoftim të Huthëve për sulme ndaj objekteve saudite të naftës, aeroporteve dhe bazave ushtarake të hënën.











