Nënkryetari i Aleancës, Burim Ramadani, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, lidhur me procedurat për rizgjedhjen e Vlora Spancës në pozitën e auditorit të përgjithshëm.
Ramadani ka pretenduar se Haxhiu ka propozuar emrin e Spancës pa shpallur konkurs për këtë pozitë.
Në një video të publikuar, Ramadani ka thënë se pret që Prokuroria Speciale të ndërmarrë veprime ndaj Haxhiut dhe të ngrejë aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.








