Komuna e Prishtinës ka njoftuar, përmes një postimi në Facebook, se gjatë ditës së sotme pritet të ketë vonesa në qarkullimin e transportit publik.
Sipas komunës, kjo vjen për shkak të protestave të paralajmëruara.
“Ju njoftojmë se, për shkak të protestave të paralajmëruara për sot, mund të ketë vonesa në qarkullimin e transportit publik urban në Kryeqytet. Ju lutemi të planifikoni lëvizjet tuaja duke marrë parasysh vonesat e mundshme”, thuhet në njoftimin e komunës.







