Protestat e qytetarëve të cilët po kërkojnë miratimin edhe në lexim të dytë të projektligjit për Specialen do të vazhdojnë edhe sot.
Kështu ka paralajmëruar mbrëmë njëri organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë, pasi sipas tij, kërkesa e protestuesve për miratimin e ligjit nuk ka marrë përgjigje.
Mbrëmë protesta u shoqëruar me tensione, pasi Policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve pas hedhjes së mjeteve piroteknike në drejtim të Qeverisë dhe Kuvendit.
Poashtu policia përdori edhe topa uji për largimin e protestuesve nga sheshi, të cilët kishin bllokuar hyrjet e Kuvendit dhe nuk lejonin deputetët të dilnin nga objekti i Kuvendit.
Policia ka bërë të ditur se tensioneve të mbrëmshme janë shoqëruar në polici tre protestues, ndërsa 6 policë kanë pësuar lëndime.
Ndërsa, sipas emergjencës së QKUK-së, 12 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore mbrëmë sipasojë e lëndimeve gjatë protestës.







