Situata pranë Kuvendit të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa prania e forcave policore në zonë është shtuar.
Protestuesit po hedhin mjete piroteknike, ndërsa Policia po përdor gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
Për shkak të gazit, disa prej protestuesve janë parë me maska mbrojtëse në fytyrë.
Ndërkohë, rruga “Agim Ramadani”, në afërsi të Kuvendit, mbetet e bllokuar.
Në rrugë janë parë edhe kontejnerë të mbeturinave të përfshirë nga zjarri.







