Janë pamje të ushtarëve serbë.
Ata ndodhen në afërsi të territorit të Kosovës, saktësisht në Bjeshkët e Moknës së Istogut.
Xhirimet janë të javës së kaluar.
Në ushtarët serbë hasën disa qytetarë të zonës, të cilët dolën në shëtitje në këtë pjesë.
Në pikën zero që ndan Kosovën me Serbinë, qëndroi sot një ekip i TËVË1.
Gjatë kësaj kohe, në afërsi të zonës u panë edhe disa helikopterë të ushtrisë serbe.
Një nga banorët në kushte anonimiteti, tregoi se si hasën në ushtarët serbë, teksa dolën për shëtitje.
Ai thotë se u ndien të frikësuar, pasi vlerëson se ata ishin futur në territorin e Kosovës.
Sipas banorëve të zonës, kjo nuk është hera e parë që ndodhë një ngjarje e tillë.
Edhe bariu … para një kohe hasi në ushtarë serbë, të cilët madje thotë se edhe e kërcënuan.
Ai thotë se është në tokën e tij, prandaj nuk e ka ndërmend të lëvizë nga këtu.
Për këtë çështje, Tëvë1 ka kërkuar përgjigje edhe nga Policia e Kosovës e KFOR-i, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.
Ndryshe, në Bjeshkët e Istogut edhe para dy vitesh ishin parë ushtarë serbë në kufi me Kosovën.






