Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të marrë pjesë në seancën e Kuvendit dhe të votojë Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Përmes një postimi, Çitaku ka thënë se votimi i ligjit nuk duhet të shihet si çështje partiake, por si përgjegjësi politike, qytetare dhe kombëtare.
“Albin, eja në seancë. Eja në Kuvend. Eja dhe votoje ligjin. Jo për PDK-në. Jo për një parti. Por për UÇK-në. Për historinë. Për të ardhmen. E kemi detyrë politike, qytetare e kombëtare. Qytetarët po presin nga ne vepra, jo fjalë”, ka shkruar Çitaku.







