Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend lidhur me votimin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Manxhuka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë konsistente në qëndrimin e saj ndaj Gjykatës Speciale dhe se ka protestuar kundër saj në kohën kur është themeluar.
“Nuk ka subjekt politik më konsistent se Lëvizja VETËVENDOSJE! Ballëhapur përpara secilës temë. Edhe karshi Gjykatës Speciale. Protestuam me kohë, ngritëm alarmin kur duhej, treguam me vakt. Sot, sërish ballëhapur, votuam PËR në propozimin e atyre që më 2015 nuk na dëgjuan. E ju goditni! Goditni deputetët e LVV-së, ushtarët e UÇK-së, të burgosurit politikë, vëllezërit e dëshmorëve. Ndërgjegjja jonë politike është e pastër. Si loti”, ka shkruar ai./teve1.info/







