Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, ndërsa Ulutaş ka theksuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Duke qenë se mandati i tij si komandant i KFOR-it pritet të përfundojë në mesin e tetorit, Ulutash ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Francës në misionin e udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë.







