Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim sa i përket protestës së sotmë, para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.
Policia në njoftim ka bërë të ditur se ka shoqëruar në statcionin policor një protestues, pasi i njëjti sipas policisë ka poseduar dhe hedhur mjete piroteknike në drejtim të objekteve shtetërore.
“Edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme të zyrtarëve policorë që të protestohet në mënyrë të qetë, Policia e Kosovës është detyruar të marrë masa ndaj një protestuesi i cili dyshohet se ka poseduar dhe ka hedhur mjete piroteknike në drejtim të objekteve shtetërore, të cilin e ka shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje policia ka njoftuar se persona të caktuar, pjesmarrës në protestë, kanë tentuar të futen brenda rrethojave të Kuvendit.
“Protestuesit kanë vazhduar të qëndrojnë përreth objektit të Kuvendit të Kosovës, ku person/a të caktuar, pjesëmarrës në protestë, kohë pas kohe kanë tentuar të futen brenda rrethojave të Kuvendit, si dhe kanë hedhur mjete të ndryshme, mjete piroteknike, drejt objekteve shtetërore të Kosovës”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.
Policia erdhe njëherë në fund të këtij njoftimi ka apeluar tek të gjith pjesmarrësit qe të protestojnë në mënyë të qetë dhe të mos dëmtojnë pronën publike.
“Policia e Kosovës, e rithekson se njeh të drejtën e qytetarëve për protestim dhe shprehje të pakënaqësive në mënyrë të qetë dhe demokratike, si dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit të protestojnë të qetë, të mos dëmtojnë pronën publike dhe të respektojnë ligjet”, theksohet në njoftimin e policisë, lidhur me zhvillimet në protestë.
Protesta pranë Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar ende, ku protestuest po kërkojnë votimin në lexim të dytë të projektligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.




