Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Projektligji për Dhomat e Specializuara në Hagë të miratohet në dy leximet gjatë ditës së sotme.
Ai këto komente i bëri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet ky projektligj, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
“Ne jemi ofenduar me një vendim dënues për udhëheqësit e UÇK-së, është ofendim për popullin e Kosovës, për gjakun tonë, për këtë parlament. Edhe për drejtësinë. Edhe nuk është në emrin tim. Nuk është në emrin e popullit të Kosovës. Pra, nderi i shqiptarëve, nderi i yti, nderi i këtij Kuvendi, pa marrë parasysh si do të na vlerësojnë të tjerët, duke qenë se jemi ata që e dimë më së miri të vërtetën tonë. Do të ishte ligj për anulimin e kësaj gjykate. Kjo do të ishte përgjigjja, kjo do të ishte përgjigjja e drejtë për fyerjen që na është bërë me vendim dënues për udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ligjin e sotëm, Aleanca e voton dhe i kërkojmë këtij parlamenti me mocion të vendosë në dy leximet dhe ta kryejmë sot”, tha ai









