Ka vdekur në QKUK këmbësori që u godit me veturë në fshatin Prugovc në Prishtinë më 3 tetor.
Lajmi është bërë ditur nga Policia e Kosovës.
“Lidhur me rastin është raportuar se me 04.10.2026 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar pasi ishte goditur nga një veturë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh./teve1.info/







