Ramiz Shala analist në emision sportiv “VAR” në Tëvë1 ka folur për probleme brenda grupit të kombëtares së Kosovës.
Ai duke u thirrur në informacione brenda këtij grupi ka thënë se ka pasur përleshje fizike mes futbollistëve pas ndeshjes me Austrinë, rrugës për ndeshjen me Izraelin.
“Nga rruga prej Austrisë në vendin ku është luajtur ndeshja me Izraelin kemi pas kacafytje ose rrahje në autobus që e shpërfaqë krejt problemin e grupit, ose telashet që i ka reprezentacioni për brenda. Mes lojtarëve ka pasur rrahje në autobus”, ka thënë Shala në emision “VAR”.
Kosova humbi ndeshjen e parë me Austrinë 3:1, kurse barazoi pa gola me Izraelin në Debrecen, në një ndeshje ku trajneri Foda bëri disa ndryshime në formacion.
Ndërsa, sonte në ndeshjen kthyese kundër Austrisë, Kosova barazoi 1:1 në “Fadil Vokrri”.




