TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Diga e dëmtuar në Lumin Mirusha, ka përplasur Komunën e Malishevës me Organizatën Mjedisore “Ecopana”. Këta të fundit po e synojnë largimin e kësaj pende, teksa komuna thotë se është e gatshme për rinovimin e saj.

by Adea Mustafaj
1 orë ago
0 0
A A

Roli i saj kryesor, është ta mbaj lumin brenda shtratit.

Por, një funksion të tillë, nuk po e kryen diga në lumin Mirusha.

Dëmtimet nga vërshimet, bën që uji të depërtojë përtej digës.

Kjo gjendje, ka shtyrë organizatën mjedisore “Ecopana” që të nis punën për heqjen e kësaj dige.

Krejt kjo, me synim rikthimin e rrjedhjes së lirë të lumit.

“Diga është në gjendje të rënduar fizike. Në strukturën e saj janë evidentuar çarje dhe probleme të stabilitetit, të cilat ngrenë shqetësime serioze për sigurinë e banorëve, sidomos gjatë prurjeve të larta. Ajo është ndërtuar pa pëlqim dhe pa lejet e nevojshme ujore e mjedisore. Për më tepër, nuk kryen më ndonjë funksion të dobishëm që do ta arsyetonte mbajtjen e saj. Studimet e kryera deri më tani (studime ekologjike dhe mjedisore, hidrologjike, statike, sociale, gjeomekanike) kanë treguar edhe ndikimin e saj në lumë: diga pengon rrjedhën, grumbullon sedimente dhe ndërpret lidhjen natyrore të habitateve ujore. Në pjesën e lumit të ndikuar nga diga është konstatuar cilësi shumë e ulët e ujit. Pra, heqja e saj është çështje e sigurisë së njerëzve dhe e rikuperimit të Mirushës”, thuhet nga kjo organizatë.

Nga kjo organizatë, thonë se në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po punohet për heqjen e kësaj pende.

Në rast se kjo realizohet, do të shënohej edhe rasti i parë në Kosovë  i largimit të një dige.

Por, jo të gjithë pritet ta japin pëlqimin për largimin e këtij muri mbrojtës nga uji.

Iniciativa për heqjen e kësaj dige e cila ka pësuar disa dëmtime nga vërshimet, nuk është mirëpritur nga Komuna e Malishevës.

Nga kjo komunë, thonë se për gjithë këtë çështje u njoftuan përmes medieve.

“Ne si komunë nuk kemi asnjë njoftim zyrtar as nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, as nga organizata Ecopana tek e cila e pamë njoftim nëpër media që do të largohet diga në  Liqenin e Mirushës. Për këtë rast ne i kemi pasur disa takime para dy viteve edhe me organizatën në fjalë edhe me institucione, mirëpo qëndrimi i komunës në këtë rast dhe i komunës është kundër largimit të digës në Mirushë”, u shpreh Avdi Morina –drejtor i Urbanizmit në Malishevë

Nga Komuna e Malishevës, thonë se kanë një zgjidhje tjetër për këtë problem.

“Ne jem të gatshëm që  së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të bashkëfinancojmë që kjo digë të rinovohet, të vendoset siguria, dhe normalisht duke i respektuar standardet dhe ligjet në fuqi. Na jemi për me i respektua, por jo me largu digën në atë mënyrë të njëanshme”,sqaron Morina.

Pas kësaj, Organizata “Ecopana” synon edhe heqjen e digës së dëmtuar të Kotradiqit në lumin Lumbardhi në Deçan.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tregu i veturave në lokacion të ri- tregtarët thonë se hapësira nuk është e mjaftueshme

Tregu i veturave në lokacion të ri- tregtarët thonë se hapësira nuk është e mjaftueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën