Parkingu prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të jetë falas sonte nga ora 18:00 deri në 21:00 për qytetarët që do t’i bashkohen protestës “Jo në emrin tim”.
Njoftimin e ka bërë të ditur nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, e cila tha se vendimi është marrë për të lehtësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë.
“Prishtina ju mirëpret!”, ka shkruar Musmurati në njoftimin e saj./teve1.info/







