Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan.
Rasti është raportuar më 2 tetor, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 02.10.2026 – 14:25. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenj jete në banesën e saj. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë







