Mbi dy orë kanë kaluar nga nisja e takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Takimi po zhvillohet në objektin e Qeverisë së Kosovës, ndërsa Hamza është shoqëruar nga deputeti Rrahman Rama.
Në takimin e sotëm, Hamza pritet të kërkojë sërish një përgjigje nga Kurti lidhur me projektligjin për Gjykatën Speciale. Aktualisht, Qeveria është në pritje të një opinioni ligjor nga Ministria e Drejtësisë për ndryshimet e propozuara.
Në anën tjetër, Kurti ka deklaruar se tashmë kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Ai ka theksuar se kjo fundjavë do të jetë vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje, me synimin që javën e ardhshme vendi të ketë presidentin e ri.
“Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje që javën e ardhshme të kemi president”, ka thënë Kurti./teve1.info/







