Këshilli Prokurorial i Kosovës, në një takim të jashtëzakonshëm të mbajtur sot, ka vendosur për largimin e Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas KPK-së, vendimi është marrë në mbështetje të nenit 22, paragrafit 5, të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-249.
KPK ka bërë të ditur se Isufaj do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale.
Për ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale është caktuar Dren Paca, prokuror në këtë prokurori. Ai do ta ushtrojë këtë detyrë deri në plotësimin e pozitës përmes procedurave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Këshilli ka deklaruar se vendimi është marrë pas shqyrtimit të çështjes dhe vlerësimit të rrethanave institucionale dhe profesionale të evidentuara gjatë procedurës përkatëse../teve1.info/









