TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Takimet për presidentin do të zhvillohen shumë shpejt, kemi pak kohë deri më 6 tetor

by Tëvë1
32 minuta ago
1
A A
Haxhiu: Takimet për presidentin do të zhvillohen shumë shpejt, kemi pak kohë deri më 6 tetor

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pas vizitës në Klinikën e Onkologjisë, ku mori pjesë në aktivitetet e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ka folur për zhvillimet politike në vend dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Haxhiu ka thënë se është e rëndësishme që partitë politike të zhvillojnë takime dhe të arrijnë një konsensus për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se, sipas saj, nuk ka kuptim që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

“Është shumë e rëndësishme që të kemi takime të cilat na çojnë në një konsensus për gjetjen e presidentit. Në rrethanat në të cilat jemi, është prioritet që të dëshmojmë vullnet dhe jo, në anën tjetër, vullnet të mungesës apo tendencë për ta çuar vendin në zgjedhje të reja. Nuk ka asnjë kuptim që me një vendim ta çojmë vendin në zgjedhje, jo vetëm për shkak të reformave të brendshme, por edhe për shkak të vendimit të 16 shtatorit. Nuk ka as edhe një kuptim ta çojmë vendin në zgjedhje në këtë moment. Takimet do të zhvillohen shumë shpejt. Ne kemi shumë pak kohë deri më 6 tetor dhe është shumë e rëndësishme që të zhvillohen takimet, në mënyrë që nga këto takime të dalim me një konsensus për presidentin”, ka thënë Haxhiu.

E pyetur për mandatin e saj si ushtruese e detyrës së Presidentes dhe interpretimet lidhur me afatin kushtetues, Haxhiu ka thënë se pret që Gjykata Kushtetuese të japë një qëndrim edhe për këtë çështje.

“Sa i përket mandatit tim, Kushtetuta nuk flet për këtë temë, por flet se ushtruesja e detyrës së Presidentes nuk mund të qëndrojë më shumë se gjashtë muaj. Ka pasur interpretime të ndryshme. Megjithatë, unë kam pritur nga Gjykata Kushtetuese, meqë e ka marrë rolin e interpretueses së Kushtetutës, që të flasë edhe në këtë aspekt. Mirëpo, nuk ka pasur. Kam menduar t’i drejtohem edhe Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, mirëpo nuk kam vendosur deri tani dhe ende po pres që të marr një konfirmim”, është shprehur Haxhiu.

Haxhiu është pyetur edhe nëse pritet që Kuvendi i Kosovës të mblidhet së shpejti për të shqyrtuar çështjet që lidhen me punën e tij.

Ajo ka thënë se një seancë do të thirret së shpejti dhe se pritet të sigurohen nënshkrimet e nevojshme për shqyrtimin e projektligjeve.

“Siç e dini, shumë prej marrëveshjeve që lidhen me planin e marrëveshjes, me këtë qëllim dhe të tjera, janë proceduar nga Qeveria e Kosovës. Natyrisht se do të ketë seancë të Kuvendit, do të ftohet shumë shpejt. Presim që të kemi 40 nënshkrime dhe presim që të kemi diskutime për projektligjet dhe t’i diskutojmë në seancë të gjitha këto. Jemi në ankth për shkak të situatës në të cilën jemi, prandaj duhet të veprojmë me shpejtësi”, ka deklaruar Haxhiu.

Haxhiu është pyetur edhe për qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ajo ka thënë se, sipas saj, qëndrimet e PDK-së për këtë çështje kanë ndryshuar dhe se nuk është për të bërë “pazare” lidhur me ndryshimin e ligjit.

“Unë kam përcjellë qëndrimet e PDK-së. Ndryshojnë ditë pas dite, përfaqësuesi nga përfaqësuesi. Nuk ka një qëndrim të tyre. Unë nuk jam që të bëhen pazare për këtë çështje. Sa i përket deklaratës së Hamzës, po e marr si të mirëqenë. Unë nuk jam që të bëhen pazare për këtë çështje. Duhet të ulemi të gjithë dhe të kemi prioritetet që i kemi. Për mua, më e rëndësishme është që ta zgjedhim presidentin sesa ta votojmë ligjin, sepse nëse zgjedhim presidentin, do të kemi mundësi ta votojmë dhe ta adresojmë edhe ligjin”, ka thënë Haxhiu.

Tags: Albulena HaxhiuPresidentitakimet
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Haradinaj: Kurti e ka problem Republikën e 17 shkurtit, synon ta shpërbëjë

Haradinaj: Më 6 tetor do të duhej të ishim krejt në shesh, me një kërkesë drejtuar atyre që përfaqësojnë popullin

Dështim pas dështimi: Albulena Haxhiu pa mbështetje, vetëm një deputet i thotë “po”

Haxhiu: Prioritet është zgjedhja e presidentit, jo ndryshimi i Ligjit për Specialen

MF: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Komunës së Prishtinës lidhur me buxhetin

MF: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Komunës së Prishtinës lidhur me buxhetin

BQK lançon Panelin e Gjelbër për monitorimin e rreziqeve klimatike

BQK lançon Panelin e Gjelbër për monitorimin e rreziqeve klimatike

Barcelona reagon për dëshmitë e Real Madridit në UEFA

Barcelona reagon për dëshmitë e Real Madridit në UEFA

​Haradinaj: Kurti e ka problem Republikën e 17 shkurtit, synon ta shpërbëjë

Haradinaj: Më 6 tetor do të duhej të ishim krejt në shesh, me një kërkesë drejtuar atyre që përfaqësojnë popullin

Çfarë mund të shohë ChatGPT në kompjuterin tuaj?

Çfarë mund të shohë ChatGPT në kompjuterin tuaj?

Federata Portugeze e Futbollit punon për të rikthyer CR7 në kombëtare

Federata Portugeze e Futbollit punon për të rikthyer CR7 në kombëtare

Dështim pas dështimi: Albulena Haxhiu pa mbështetje, vetëm një deputet i thotë “po”

Haxhiu: Prioritet është zgjedhja e presidentit, jo ndryshimi i Ligjit për Specialen

Haxhiu: Takimet për presidentin do të zhvillohen shumë shpejt, kemi pak kohë deri më 6 tetor

Haxhiu: Takimet për presidentin do të zhvillohen shumë shpejt, kemi pak kohë deri më 6 tetor

MF: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Komunës së Prishtinës lidhur me buxhetin

MF: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Komunës së Prishtinës lidhur me buxhetin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën