Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë lidhur me çështjen e videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.
Sipas A2 CNN, materialet për rastin janë referuar në Prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.
Procedimi penal ndaj Hilës lidhet me vendosjen e kamerave në banesë, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar se kush i ka shpërndarë më pas materialet e regjistruara.
Pra, ndërsa për vendosjen e kamerave ndaj kompozitorit është ndërmarrë procedimi penal, hetimet për publikimin dhe shpërndarjen e videove vijojnë për të identifikuar personin ose personat përgjegjës.
Çështja ka nxitur reagime të shumta në ditët e fundit, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e regjistrimit dhe mënyrën se si materialet private kanë përfunduar në internet.











