Këngëtarja Eli Fara ka dhënë dëshminë e saj në polici pas publikimit të videove intime të xhiruara në studio-banesën e kompozitorit dhe producentit Adrian Hila.
Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, Fara ka deklaruar se nuk kishte dijeni për praninë e kamerave të fshehta të vendosura në banesë, raportojnë mediat në Shqipëri.
Ajo ka sqaruar se nuk ka bërë denoncim penal ndaj vetë kompozitorit Hila, pasi vlerëson se ai nuk është personi përgjegjës për rrjedhjen e pamjeve.
Megjithatë, këngëtarja ka depozituar një denoncim zyrtar për të kërkuar hetimin dhe përballjen me ligjin të personave që kanë bërë shpërndarjen e këtyre videove në rrjet.










