TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OVL e UÇK-së në Drenas ndërpresin bashkëpunimin institucional me komunën

by teve1
1 orë ago
0
A A
OVL-UÇK përshëndet vendimin e Supremes për shfuqizimin e nenit diskriminues për veteranët

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Drenas, kanë njoftuar se kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin institucional me Komunën e Drenasit dhe kryetarin Ramiz Lladrovci.

Në njoftim organizatat thonë se vendimi vjen si pasojë e, siç pretendojnë ato, mungesës së vazhdueshme të bashkëpunimit, mbështetjes dhe përkrahjes nga institucionet komunale.

“Ne jemi të përjashtuar nga secili aktivitet, duke mos afruar asnjë bashkëpunim, asnjë ndihmë dhe asnjë përkrahje”, thuhet në njoftim.

Sipas organizatave, prej vitesh shoqatat e dala nga lufta nuk janë ftuar në aktivitete dhe mbledhje solemne për data të rëndësishme, përfshirë 17 Shkurtin, 5, 6 dhe 7 Marsin, si dhe 14 Qershorin – Ditën e Çlirimit.

Ato pretendojnë gjithashtu se kërkesat dhe nevojat e adresuara nga shoqatat e tyre janë refuzuar ose kanë mbetur pa përgjigje.

Në njoftim përmendet edhe mbështetja që, sipas organizatave, Komuna e Drenasit u ofron rreth 50 organizatave joqeveritare, ndërsa ato thonë se nuk kanë përfituar trajtim të ngjashëm institucional.

Organizatat kanë ngritur shqetësime edhe lidhur me, siç e përshkruajnë ato, “moslejimin dhe pengimin për shfrytëzimin e trojeve”.

Në fund të njoftimit, organizatat u kanë kërkuar falje familjeve të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve të luftës dhe qytetarëve, duke theksuar se, sipas tyre, bashkëpunimi nuk mund të vazhdojë me një institucion që “në vend të mbështetjes, i pengon dhe i përjashton”.

Njoftimi është nënshkruar dhe vulosur nga përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së në Drenas./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Haxhiu e Vitia shpërndajnë pako onkologjike në kuadër të “Tetorit Rozë”

​Haxhiu e Vitia shpërndajnë pako onkologjike në kuadër të “Tetorit Rozë”

“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të bashkuar kundër padrejtësisë, institucionet të veprojnë pa vonesë

“Liria ka Emër” thërret mërgatën në protestën e 10 tetorit në Bruksel

Disa të rinj mblidhen para Ministrisë së Drejtësisë, vendosin pankartën “Voto ligjin”

Disa të rinj mblidhen para Ministrisë së Drejtësisë, vendosin pankartën “Voto ligjin”

Liburn Aliu raportohet se po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale pushon hetimet ndaj Liburn Aliut lidhur me faljen e borxheve për kompanitë e ambalazhimit të ujit

​Haxhiu e Vitia shpërndajnë pako onkologjike në kuadër të “Tetorit Rozë”

​Haxhiu e Vitia shpërndajnë pako onkologjike në kuadër të “Tetorit Rozë”

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Derbi Bashkimi – Trepça hap javën e tretë në Superligën e basketbollit

Derbi Bashkimi – Trepça hap javën e tretë në Superligën e basketbollit

Skandali i videove intime, Eli Fara dëshmon në polici

Skandali i videove intime, Eli Fara dëshmon në polici

Kosova për herë të parë me më shumë xhudistë se xhudiste në Botëror

Kosova për herë të parë me më shumë xhudistë se xhudiste në Botëror

Të dielën, ndeshja e fundit e Messit me Argjentinën 

Të dielën, ndeshja e fundit e Messit me Argjentinën 

“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të bashkuar kundër padrejtësisë, institucionet të veprojnë pa vonesë

“Liria ka Emër” thërret mërgatën në protestën e 10 tetorit në Bruksel

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën