Gjashtë ditë pas aksidentit në Shtërpcë, ka ndërruar jetë pasagjerja e cila kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor jashtë vendit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vdekjen e saj e kanë konfirmuar familjarët.
“Më 01.10.2026 është pranuar informata nga familjarët se e lënduara që ishte në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.
Aksidenti kishte ndodhur më 26 shtator në Shtërpcë, ku ishin përfshirë dy vetura.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kishin pësuar lëndime trupore. Dy prej tyre, pas marrjes së trajtimit mjekësor, ishin liruar, ndërsa gruaja që tashmë ka ndërruar jetë ishte dërguar për trajtim mjekësor jashtë vendit.








