Ivana Stradner, hulumtuese në Foundation for Defense of Democracies ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Aleksandar Vuçiqin në një tjetër sinjal për afërsinë politike mes Moskës dhe udhëheqjes së Serbisë.
Ajo ka thënë se, janë publikuar pretendime se Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë, FSB, po përgatit skenarë për krijimin e trazirave në Beograd gjatë muajit tetor.
Sipas saj strukturat ruse i kanë ofruar Vučićit një të ashtuquajtur “paketë për ruajtjen e regjimit”, e cila synon ta ndihmojë atë përballë presioneve dhe zhvillimeve të mundshme politike në Serbi.
Roli i Rusisë në politikën serbe dhe marrëdhëniet e ngushta mes Putinit dhe Vuçiqit vazhdojnë të jenë objekt i vëmendjes ndërkombëtare, veçanërisht në një periudhë kur Serbia përballet me tensione të brendshme politike.











