TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Grabitja e armatosur e argjendarisë në Suharekë – lexohen provat e prokurorisë

Sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit ka vazhduar gjykimi për rastin e grabitjes së armatosur të një argjendarie në Suharekë. Sërish, trupi gjykues dështoi që të siguroj prezencën e një dëshmitari të cilin prokuroria po e konsideron të rëndësishëm për procesin.

by Lindrit Zejnullahu
2 orë ago
2 0
A A

Siguria është në nivelin më të lartë.

Çdo kush që hyn në sallën e gjykatores në Prizren, i nënshtrohet kontrollit.

Këtu, u mbajt seanca gjyqësore ndaj pesë të akuzuarve, për grabitjen e armatosur në Suharekë, në nëntorin e vitit 2023.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi sipas planifikimeve.

Gjykata nuk ka arritur të siguroj prezencën e dëshmitarit Mujë Lekaj, i cili nga prokuroria po konsiderohet dëshmitar i rëndësishëm.

“Ai duhet të jetë prezent për ta dhënë deklaratën kështu që nuk heqi dorë nga propozimi që i njëjti të dëgjohet përpara trupit gjykues sa i përket rrjedhës së mëtejme të provave mund të vendosni çka më tutje” , tha prokurorja Ervehe Gashi.

Megjithatë, kryetari i trupit gjykues tha se sigurimi i prezencës së dëshmitarit Lekaj ka qenë i pamundur.

Kështu u vendos që të konsiderohet si e lexuar dëshmia e tij e dhënë në polici.

Shqyrtimi gjyqësor vazhdoi me leximin e afër 40 provave material të prokurorisë. (

Këto u përcollën me vërejtje nga avokatët.

“Kemi vërejtje sa i përket provave materiale kisha dashë me cek faqen 10 ku thuhet raporti informues mbi analizën e hyrje daljeve me nr rastit 2023 gb 810 i datës 17.12.2024 për Trim Barakun, Besart Istrefin dhe Leutrim Cakolli dhe raporti informues mbi analizimin e hartografisë hyrje dalje dhe incizime nga kamerat e sigurisë me nr rasti 2023 gb 810 dhe r 2023 i datës 5.12.2024 ku thuhet se kemi video  por nuk ka”, tha avokati i Trim Barakut, Ilir Ramaj.

“Aty thuhet se janë nisë drejt Prishtinës me dy vetura Tauran dhe Golf 7, i cili ka qenë në shfrytëzim të të mbrotjturit tim por që nga raporti informues i datës 5.12.2024 nuk ekziston asnjë foto apo video e cila vërteton pretendimin e Prokurorisë se kjo veturë është nisur bashkë me veturën Tauran nga i njëjti vend por që ekzistojnë vetëm video incizime të përshkruara në raport”, tha Asdren Bytyqi, avokat i Bujar Bashës

Kërkesa e avokatëve që këto prova të prezantohen në seancën e ardhshme, u miratua nga trupi gjykues.

Kështu, javën e ardhshme do të shikohet video-incizimet.

Sipas aktakuzës, pesë të pandehurit, Korab Gashi, Bujar Basha, Besart Istrefi, Leutrim Cakolli dhe Trim Baraku, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën e personit tjetër, duke vepruar si anëtarë të grupit të armatosur, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personave tjerë, me qëllim të dobisë pasurore për anëtarët e tjerë të grupit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së.

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së.

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli

Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli

Mesazhet e Ursula von der Leyen

Mesazhet e Ursula von der Leyen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën