Pasditën e sotme në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë është dyshuar për një mjet shpërthyes.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili tha se policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.
Policia ka deklaruar se në një permimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, kurse njësitet policore përkatëse kanë vazhduar grumbullimin e informatave.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën Rrustem Hyseni, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e policisë./teve1.info/




