Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar pamje nga protesta e sotme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e organizuar nga platforma “Liria ka Emër” në kundërshtim me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hamza ka shpërndarë pamje të marra nga droni, ku shihet numri i madh i qytetarëve të mbledhur në protestë.
Krahas pamjeve, kryetari i PDK-së ka shkruar: “Populli i Kosovës nuk e pranon padrejtësinë. Jo në emrin tim! Jo në emrin tonë!”./teve1.info/







