Në përmbyllje të protestës gjithëpopullore “Jo në emrin tim”, të mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, protestuesit janë nisur drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku kanë dorëzuar disa dosje me dokumente që lidhen me Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Dosjet, të cilat përmbajnë dokumente që lidhen me Ligjin për Dhomat e Specializuara, i janë drejtuar deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Protestuesit janë lejuar të hyjnë në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku kanë bërë dorëzimin e dosjeve me dokumentet përkatëse.







