TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Djali i Xhavit Hazirit nga protesta në Prishtinë: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

by teve1
3 orë ago
0
A A
Djali i Xhavit Hazirit nga protesta në Prishtinë: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

I biri i heroit Xhavit Haziri dhe një prej organizatorëve të protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, iu drejtua të mërkurën rinisë së Kosovës në protestën e mbajtur në Prishtinë kundër vendimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haziri ka thënë se 1 Tetori është zgjedhur si datë e protestës për shkak të simbolikës së tij, duke kujtuar protestat studentore të vitit 1997, kur studentët e Universitetit të Prishtinës dolën në rrugë për të kërkuar të drejtën për universitet, dinjitet dhe liri.

Sipas tij, edhe sot arsyeja për të dalë në rrugë është e njëjtë: të mos heshtet përballë asaj që protestuesit e konsiderojnë padrejtësi.

“Sot dua t’i drejtohem veçanërisht rinisë së Kosovës, brezit të pasluftës. Ju nuk e keni parë luftën me sy, por jeni rritur me lirinë që doli prej saj. Ju jeni brezi që e keni fitoren më të freskët”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka shtuar se brezi i ri nuk është rritur në kushtet e një shoqërie nën robëri, por në liri.

“Si djali i një njeriu që dha jetën për këtë vend, ju them: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem, sepse kur ju shoh të lirë e në këmbë, duke mos harruar se nga erdhi kjo liri, e kuptoj se sakrifica e tyre jeton tek ju”, është shprehur ai.

Haziri ka folur edhe për babain e tij, Xhavit Hazirin, i cili është i zhdukur që nga viti 1998, duke thënë se nuk pati mundësi ta pyeste për qëndrimin e tij në kohën kur, sipas tij, Kosovës po i cenohej dinjiteti.

“Unë nuk e pata fatin për ta pyetur babain tim se çka bane babë kur u shkel dinjiteti i Kosovës, por ma tregoi gjaku i tij. Mungesa e tij ma tregoi, por ma tregoi edhe liria në të cilën u rrita”, ka thënë ai.

Duke folur për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Haziri ka kërkuar që proceset gjyqësore të bazohen në prova dhe standarde të drejta.

“Sot ata janë në Hagë e sot drejtësia duhet të flasë me prova, ligj dhe standarde të drejta. Ndërkohë që ata po mbahen atje, një propagandë e heshtur po zvarritet si krimb në opinionin tonë”, ka shtuar Haziri.

Ai ka thënë se protesta e 1 Tetorit lidhet edhe me kujtesën e sakrificës së familjeve të personave të zhdukur dhe atyre që humbën të dashurit gjatë luftës.

“Për shumë prej jush, Xhavit Haziri është Hero i Kombit. Për mua, është babai im. Babai që mungon që nga viti 1998. Babai të cilit ende nuk ia di varrin ku mund t’ia vendos një lule”, ka deklaruar ai.

Në fund të fjalimit, Haziri ka thënë se kujtimi për UÇK-në për të lidhet drejtpërdrejt me historinë e familjes së tij.

“Kur e dëgjoj fjalën UÇK, shoh babain tim. Shoh shokët e tij. Shoh nënat që pritën. Shoh fëmijët që u rritën pa baballarë. Shoh varret e dëshmorëve. Shoh gjyshen time Fahrijen që ende pret një lajm për djalin e saj. Dhe shoh edhe varret që ende mungojnë”, ka përfunduar Haziri./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hyn në fuqi Marrëveshja Kosovë–EFTA, nga Dheu i Bardhë niset eksporti i parë

Hyn në fuqi Marrëveshja Kosovë–EFTA, nga Dheu i Bardhë niset eksporti i parë

Formacionet zyrtare Izraeli – Kosova

Formacionet zyrtare Izraeli – Kosova

Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales: Kush, çka po kërkon?

Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales: Kush, çka po kërkon?

Policia thotë se protesta u zhvillua pa incidente, falënderon qytetarët

Mediumi i njohur italian shkruan për Yll Limanin

Mediumi i njohur italian shkruan për Yll Limanin

Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales: Kush, çka po kërkon?

Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales: Kush, çka po kërkon?

Merz: Gjermania po përgatitet për sulme të mëdha hibride dhe është gati të përgjigjet shpejt

Merz: Gjermania po përgatitet për sulme të mëdha hibride dhe është gati të përgjigjet shpejt

Policia thotë se protesta u zhvillua pa incidente, falënderon qytetarët

Policia thotë se protesta u zhvillua pa incidente, falënderon qytetarët

Putini konfirmon se “të gjitha armët janë në dispozicion” në rast sulmi, por Rusia nuk do të sulmojë e para

Putini konfirmon se “të gjitha armët janë në dispozicion” në rast sulmi, por Rusia nuk do të sulmojë e para

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën