TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Falë rektorit Ejup Statovci, protestat e 1 Tetorit 1997 u ngritën në nivel të UP-së

by teve1
2 orë ago
0
A A
Kurti: Falë rektorit Ejup Statovci, protestat e 1 Tetorit 1997 u ngritën në nivel të UP-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 29-vjetorin e protestave studentore të 1 Tetorit 1997 dhe në nderim të jetës e veprës së profesorit Ejup Statovci, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule të freskëta te varri i tij.

Me këtë rast, kryeministri Kurti, duke kujtuar protestën e 1 Tetorit 1997, tha se ajo ditë shënoi thyerjen e heshtjes nën okupim dhe fundin e pasivitetit që, sipas tij, ekzistonte në atë periudhë.

“Atë ditë u thye heshtja nën okupim, u davarit pasiviteti që ekzistonte dhe i gjithë populli u bë bashkë me studentët që e shndërruan rezistencën në aktive dhe i dhanë një dinamikë të re politikës në Kosovë”, tha Kurti.

Ai kujtoi rolin e atëhershëm të rektorit të Universitetit të Prishtinës, profesor Ejup Statovcit, duke theksuar se në protestat e vitit 1997 morën pjesë rreth 20 mijë studentë dhe një mijë mësimdhënës.

“Atëbotë kanë qenë diku 20 mijë studentë dhe një mijë mësimdhënës dhe Rektori Statovci ka qenë udhëheqës, ka qenë profesor shumë i nderuar, ka qenë akademik, por edhe njëkohësisht i urtë, por i vendosur. I mençur, por aktiv. Profesor, po me studentët”, u shpreh kryeministri.

Duke folur për kontributin e Statovcit, Kurti veçoi edhe vitin 1991, kur Universiteti i Prishtinës rifilloi punën jashtë objekteve universitare, pasi mësimdhënësit dhe studentët shqiptarë ishin dëbuar nga to.

“Kurrë nuk e harrojmë edhe vitin 1991, se unë besoj që ai është momenti kur ai e ka dëshmuar veten në lartësinë e duhur edhe historike do të thosha, kur e ka rifilluar Universitetin e Prishtinës, pasi që na kishin dëbuar nga objektet universitare”, tha Kurti.

Sipas tij, sfida me të cilën u përball Statovci në vitin 1991 ishte jashtëzakonisht e madhe.

“Mbase Ejup Statovci kur e ka rifilluar Universitetin e ka pasur edhe më vështirë në vitin 1991, sesa dy dekada para atij viti kur u pat themeluar Universiteti i Prishtinës. Pra, mund të themi që Ejup Statovci nuk e ka pasur më lehtë se Dervish Rozhaja, mbase veçse më vështirë”, u shpreh kryeministri.

Kurti theksoi se Universiteti i Prishtinës ka pasur një rol të rëndësishëm për shqiptarët në ish-Jugosllavi gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX.

“Por, Universiteti i Prishtinës mos të harrojmë që është institucioni kryesor i gjithë shqiptarëve në ish-Jugosllavi në gjysmën e dytë të shekullit XX-të”, tha ai.

Në fund, kryeministri Kurti tha se nderimi për profesorin Ejup Statovci është njëkohësisht nderim për Universitetin e Prishtinës, të cilin e cilësoi si një institucion të dijes, shkencës, qëndresës dhe politikës.

“Prandaj, edhe nderimi që ia bëjmë Profesor Ejup Statovcit, është edhe nderim Universitetit, këtij tempulli të dijes e të shkencës, po njëkohësisht edhe të qëndresës e të politikës”, përfundoi Kurti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales: Kush, çka po kërkon?

Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales: Kush, çka po kërkon?

Policia thotë se protesta u zhvillua pa incidente, falënderon qytetarët

Policia thotë se protesta u zhvillua pa incidente, falënderon qytetarët

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje në Viti

Alarmi për mjet shpërthyes në Prishtinë rezulton i rremë, policia nis hetimet

Alarmi për mjet shpërthyes në Prishtinë rezulton i rremë, policia nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën