TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

45 organizata të shoqërisë civile: Partitë të arrijnë marrëveshje për presidentin

by teve1
2 orë ago
1
A A
Presidenca: Aktivizimi i Apple Pay në Kosovë, hap drejt integrimit në ekosistemin dixhital ndërkombëtar

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, 45 sosh, u bënë thirrje partive parlamentare që të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit/es deri më 6 tetor, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në një deklaratë të përbashkët, këto organizata kërkuan që partitë politike të angazhohen për funksionalizimin e institucioneve dhe të shmangin një tjetër shpërndarje të Kuvendit dhe cikël zgjedhor.

“Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, vlerësojmë që Kosova duhet të ketë institucione funksionale, me mandat të plotë dhe që përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj qytetarëve. Mandati i dhënë nga qytetarët është përgjegjësi për respektimin e rendit kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Prandaj, u bëjmë thirrje partive parlamentare që të angazhohen menjëherë për një marrëveshje që mundëson zgjedhjen e Presidentit/es deri më 6 tetor, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.Dështimi i sërishëm për të zgjedhur Presidentin/en do të sillte shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja. Pas krizave të përsëritura institucionale dhe cikleve të njëpasnjëshme zgjedhore, kjo do ta vendoste vendin përballë një tjetër ngërçi institucional, pa pasur garancë që zgjedhjet do të jenë zgjidhje e mosmarrëveshjeve që po e mbajnë të hapur këtë çështje”, thuhet në Deklaratë.

Më tej thuhet se vonesat institucionale dhe zgjedhjet eventuale nuk kanë të bëjnë vetëm me zgjedhjen e Presidentit/es.

“Prej dy vitesh, institucionet e Kosovës kanë funksionuar në kushte të mandatit të kufizuar ose në detyrë. Një tjetër bllokadë institucionale do ta thellonte këtë krizë dhe do ta zgjaste pasigurinë politike, duke dobësuar më tej demokracinë dhe kontrollin demokratik, mundësitë për zhvillim ekonomik, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

Për arritjen e një marrëveshjeje, organizatat kërkojnë kompromis nga të gjitha partitë parlamentare.

Nga shumica parlamentare kërkojnë gatishmëri për të shqyrtuar kandidatura që mund të sigurojnë mbështetje më të gjerë ndërpartiake, ndërsa nga opozita kërkojnë propozime konkrete dhe angazhim për një zgjidhje të realizueshme.

“Arritja e marrëveshjes për Presidentin/en kërkon kompromis të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë, ku nga të gjitha palët kërkohet të rishikojnë qëndrimet fillestare dhe të dakordohen për kandidaturën, mbështetjen parlamentare dhe pjesëmarrjen e nevojshme për përfundimin e procesit brenda afatit.

Organizatat vlerësojnë se zgjedhja e Presidentit në përputhje me Kushtetutën do t’i mundësonte vendit të dalë nga bllokada aktuale dhe institucioneve të vazhdojnë punën.

Ato theksojnë se një marrëveshje mes shumicës dhe opozitës nuk nënkupton tejkalimin e dallimeve politike, por bashkëpunimin e nevojshëm institucional për përfundimin e procesit.

Në fund, 45 organizatat kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në lehtësimin e diskutimeve ndërmjet palëve dhe kanë kërkuar që në ditët e mbetura deri më 6 tetor të ndërmerren hapa konkretë për arritjen e marrëveshjes.

Deklaratën e kanë nënshkruar organizata të ndryshme të shoqërisë civile, përfshirë Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Democracy Plus, Institutin GAP, Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizjen FOL, Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Rrjetin e Grave të Kosovës dhe organizata të tjera.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia thotë protesta u zhvillua pa incidente, falënderon qytetarët

Policia thotë protesta u zhvillua pa incidente, falënderon qytetarët

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje në Viti

Alarmi për mjet shpërthyes në Prishtinë rezulton i rremë, policia nis hetimet

Alarmi për mjet shpërthyes në Prishtinë rezulton i rremë, policia nis hetimet

Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë, policia evakuon qytetarët nga zona

Policia thotë protesta u zhvillua pa incidente, falënderon qytetarët

Policia thotë protesta u zhvillua pa incidente, falënderon qytetarët

Putini konfirmon se “të gjitha armët janë në dispozicion” në rast sulmi, por Rusia nuk do të sulmojë e para

Putini konfirmon se “të gjitha armët janë në dispozicion” në rast sulmi, por Rusia nuk do të sulmojë e para

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje në Viti

Alarmi për mjet shpërthyes në Prishtinë rezulton i rremë, policia nis hetimet

Alarmi për mjet shpërthyes në Prishtinë rezulton i rremë, policia nis hetimet

Zulfaj kërkon mbështetje aktive nga Bundestagu gjerman për avancimin e Kosovës drejt BE-së

Zulfaj kërkon mbështetje aktive nga Bundestagu gjerman për avancimin e Kosovës drejt BE-së

Arabia Saudite miraton 59 milionë dollarë fonde buxhetore për qeverinë e Jemenit

Arabia Saudite miraton 59 milionë dollarë fonde buxhetore për qeverinë e Jemenit

Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë, policia evakuon qytetarët nga zona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën