TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

DHTIK mirëpret hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-EFTA

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
DHTIK mirëpret hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-EFTA

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mirëpret hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s (Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit), e cila paraqet një mundësi të rëndësishme për zgjerimin e tregjeve për bizneset, rritjen e eksporteve dhe të investimeve të huaja direkte.

Marrëveshja krijon një kornizë të re dhe më të favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe katër vendeve të EFTA-s dhe përfshin tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, lehtësimin e tregtisë, rregullat e origjinës, investimet dhe fusha të tjera të rëndësishme për aktivitetin ekonomik.

DHTIK vlerëson se kjo marrëveshje duhet të shërbejë si një mundësi konkrete për ta rritur praninë e produkteve dhe shërbimeve kosovare në tregjet e EFTA-s, por njëkohësisht edhe për tërheqjen e investimeve të reja nga këto vende.

Gjithashtu, DHTIK u bën thirrje institucioneve të Kosovës që të angazhohen maksimalisht për kapitalizimin e kësaj marrëveshjeje, përmes politikave dhe masave konkrete që do t’u mundësojnë bizneseve kosovare të rrisin kapacitetet prodhuese, të depërtojnë në tregjet e reja dhe të krijojnë partneritete me kompani nga vendet e EFTA-s.

Një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet rritjes së investimeve të huaja direkte, pasi në ato vende jeton një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve tanë, të cilët përbëjnë një potencial të rëndësishëm ekonomik për Kosovën.

“Diaspora jonë nuk duhet të shihet vetëm si burim i remitencave, por edhe si një urë lidhëse për kapital, investime, teknologji, njohuri dhe tregje të reja. Kosova duhet të krijojë një qasje më aktive për t’i bindur investitorët nga diaspora që kapitalin, përvojën dhe lidhjet e krijuara ndër vite në vendet e EFTA-s t’i orientojnë edhe drejt investimeve në Kosovë. Rritja e investimeve produktive do të ndikonte në krijimin e vendeve të reja të punës, në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe në krijimin e perspektivave më të mira për të rinjtë në vend. Në këtë kuadër, rritja e investimeve dhe e vendeve të punës duhet të shihet edhe si një nga instrumentet për të frenuar largimin e kapitalit njerëzor nga Kosova, i cili gjatë viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese”.

DHTIK konsideron se tashmë duhet të fillojë një punë konkrete për identifikimin e sektorëve dhe kompanive me potencial eksportues, krijimin e kontakteve B2B me bizneset e vendeve të EFTA-s dhe orientimin e investitorëve drejt projekteve konkrete në Kosovë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë do të jetë e gatshme të kontribuojë në këtë proces dhe të mbështesë çdo iniciativë që synon të kapitalizojë sa më shumë potencialin e Marrëveshjes EFTA, duke ndihmuar bizneset kosovare të gjejnë partnerë të rinj, të zgjerojnë tregjet dhe të rrisin aktivitetin ekonomik.

Njëkohësisht, DHTIK u bën thirrje bizneseve që ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi, të analizojnë tregjet e EFTA-s, të identifikojnë partnerë potencialë dhe të investojnë në rritjen e cilësisë, kapaciteteve dhe konkurrueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve të tyre.

Tags: DhTIKMarreveshja e Tregtise se LireTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vajza e Lec Gradicës në protestë: Duam drejtësi për çlirimtarët që po mbahen në Hagë

Vajza e Lec Gradicës në protestë: Duam drejtësi për çlirimtarët që po mbahen në Hagë

Presidenca: Aktivizimi i Apple Pay në Kosovë, hap drejt integrimit në ekosistemin dixhital ndërkombëtar

45 organizata të shoqërisë civile: Partitë të arrijnë marrëveshje për presidentin

Syla: Gjykata Speciale është turpi i drejtësisë ndërkombëtare

Syla: Gjykata Speciale është turpi i drejtësisë ndërkombëtare

Ambasadori Meidani studentëve të Universitetit “Nënë Tereza”: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

Haxhiu: Studentët e UP-së kanë qenë pjesë e betejave më të rëndësishme për dije, dinjitet dhe liri

Haxhiu: Studentët e UP-së kanë qenë pjesë e betejave më të rëndësishme për dije, dinjitet dhe liri

​Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Konjufca: Integrimi evropian të bëhet në bazë të meritave

​Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Konjufca: Integrimi evropian të bëhet në bazë të meritave

Nis protesta “Jo në emrin tim” në Prishtinë, mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Nis protesta “Jo në emrin tim” në Prishtinë, mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën