TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Radoniqi: KQZ do të vazhdojë angazhimin për rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje

by teve1
3 orë ago
0
A A
Radoniqi: KQZ do të vazhdojë angazhimin për rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, anëtarët Violeta Salihu, Yildiray Bayrami dhe Abedin Neziraj, si dhe zyrtarë të Sekretariatit, kanë marrë pjesë në konferencën “Sigurimi i proceseve zgjedhore gjithëpërfshirëse – Perspektivat e shoqërisë civile”, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Në fjalën e tij, kryesuesi Radoniqi ka theksuar rëndësinë e gjithëpërfshirjes si një prej shtyllave të një procesi zgjedhor demokratik, duke vënë në pah përpjekjet e institucioneve për të garantuar pjesëmarrje të barabartë të të gjithë qytetarëve në zgjedhje.

“Përfshirja e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote në procesin zgjedhor është një ndër shtyllat e një demokracie funksionale dhe një nga elementet mbi të cilat ndërtohet një proces zgjedhor demokratik”, ka deklaruar Radoniqi.

Sipas KQZ-së, ai ka thënë se një proces zgjedhor gjithëpërfshirës kërkon që çdo qytetar, pavarësisht rrethanave apo nevojave të tij, të ketë mundësi të barabarta për t’u informuar, për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për ta ushtruar të drejtën e votës në mënyrë të lirë dhe të barabartë.

Duke folur për zhvillimin e sistemit zgjedhor në Kosovë, Radoniqi ka vlerësuar se gjatë viteve janë forcuar institucionet zgjedhore, është zhvilluar korniza ligjore, janë përmirësuar praktikat dhe procedurat administrative, si dhe është rritur transparenca e procesit zgjedhor.

“Mund të themi se sot, Kosova ka një kornizë ligjore zgjedhore të avancuar, e cila përmban garanci të rëndësishme për barazi, mosdiskriminim dhe pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve. Megjithatë, garancitë ligjore duhet të shoqërohen me zbatim të vazhdueshëm dhe përparimi i arritur duhet të shërbejë si bazë për avancim të mëtejshëm të standardeve zgjedhore”, ka thënë Radoniqi.

Gjithashtu, Radoniqi ka folur për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në proceset zgjedhore, jo vetëm përmes përmbushjes së kërkesave ligjore, por edhe përmes rritjes së pjesëmarrjes së tyre si votuese, kandidate dhe pjesë e administratës zgjedhore.

Po ashtu, ai ka theksuar përpjekjet e KQZ-së për të përmirësuar qasshmërinë e qendrave të votimit për personat me aftësi të kufizuara dhe për ta bërë informacionin dhe procedurat zgjedhore sa më të qasshme.

Ai ka theksuar edhe angazhimin e KQZ-së për pjesëmarrjen e barabartë të komuniteteve joshumicë, përfshirë përmes informimit zgjedhor në gjuhët përkatëse dhe përfshirjes së tyre në trupat zgjedhorë.

Në këtë konferencë fjalë rasti mbajtën edhe kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Zenel Leku dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Gerard McGurk.

Ndërkaq, pjesë e paneleve diskutuese të konferencës ishin përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të fushës, të cilët trajtuan çështje të ndryshme lidhur me pjesëmarrjen dhe gjithëpërfshirjen në proceset zgjedhore./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vajza e Lec Gradicës në protestë: Duam drejtësi për çlirimtarët që po mbahen në Hagë

Vajza e Lec Gradicës në protestë: Duam drejtësi për çlirimtarët që po mbahen në Hagë

Presidenca: Aktivizimi i Apple Pay në Kosovë, hap drejt integrimit në ekosistemin dixhital ndërkombëtar

45 organizata të shoqërisë civile: Partitë të arrijnë marrëveshje për presidentin

Syla: Gjykata Speciale është turpi i drejtësisë ndërkombëtare

Syla: Gjykata Speciale është turpi i drejtësisë ndërkombëtare

Ambasadori Meidani studentëve të Universitetit “Nënë Tereza”: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

Haxhiu: Studentët e UP-së kanë qenë pjesë e betejave më të rëndësishme për dije, dinjitet dhe liri

Haxhiu: Studentët e UP-së kanë qenë pjesë e betejave më të rëndësishme për dije, dinjitet dhe liri

​Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Konjufca: Integrimi evropian të bëhet në bazë të meritave

​Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Konjufca: Integrimi evropian të bëhet në bazë të meritave

Nis protesta “Jo në emrin tim” në Prishtinë, mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Nis protesta “Jo në emrin tim” në Prishtinë, mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën