TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu për koalicionin shqiptar në Luginë: Bashkimi është i domosdoshëm

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Haxhiu falenderon mërgatën që u regjistruan për të votuar: Mënyra më e bukur për ta vazhduar kontributin për Kosovën

U.D. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e tetë subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja për të garuar me listë të përbashkët, “Koalicioni Shqiptar”, në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e ka cilësuar marrëveshjen si një vendim që, sipas saj, e vendos përfaqësimin e shqiptarëve të Luginës mbi dallimet partiake.

“Ky është një vendim i pjekur politik, që e vendos përfaqësimin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës mbi çdo llogari partiake”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka përmendur edhe çështjet që, sipas saj, prekin shqiptarët në Serbi, përfshirë pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave dhe përfaqësimin në institucionet publike, si dhe çështjet e arsimit, përdorimit të gjuhës dhe zhvillimit ekonomik.

Haxhiu ka theksuar se shqiptarët në Serbi nuk kanë ulëse të garantuara në parlament dhe se përfaqësimi i tyre varet nga rezultati zgjedhor.

“Në këto rrethana, bashkimi është i domosdoshëm. Ndarja e votave mund ta dobësojë përfaqësimin e Luginës, ndërsa një listë e përbashkët e forcon atë”, ka deklaruar ajo.

Në fund, Haxhiu ka thënë se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të kërkojnë respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe u ka uruar sukses kandidatëve të listës së përbashkët në zgjedhjet e 25 tetorit.

Tags: Albulena HaxhiuLugina e PreshevesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Çlirim Haziri: Nga nesër vazhdojmë protestat e mbrëmjes

​Çlirim Haziri: Nga nesër vazhdojmë protestat e mbrëmjes

Transporti publik falas në Prishtinë gjatë marshit për UÇK-në

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Kurti në takim me von der Leyen

Kurti në takim me von der Leyen

Nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, deklarohet i pafajshëm

Nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, deklarohet i pafajshëm

105 trupa palestinezësh nxirren nga rrënojat e një blloku banimi në Gaza

Schuebel mirëpret Von der Leyen

Schuebel mirëpret Von der Leyen

Protestat e nxënësve përhapen në Francë duke bllokuar dhjetëra shkolla dhe universitete

Protestat e nxënësve përhapen në Francë duke bllokuar dhjetëra shkolla dhe universitete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën